top of page

1) Pëllumbat e Shëndetshëm në kushtet Optimale

Formula e fituar për pëllumbat gjendet në shëndetin e tyre dhe në kushtet optimale të ofruara për ta “Pastërtia është qelësi i suksesit”. Kjo nënkupton “mbikqyrje medikale” në shumicen e domethënieve pozitive. Mbikqyrja medikale, në qoftë se aplikohet në mënyrë korrekte dhe profesionale, është një e vërtet e padiskutueshme. Ju uroj shumë suksese me pëllumbat tuaj të shëndosh e në formë fizike te shkëlqyer duke u udhëzuar me këtë udhëzues për pellumba

2) FILLIMI I SEZONIT PËR KLLOÇITJE DHE PARAPREGATITJA

Në muajin mars pëllumbat vendosen në çifte. 
Që sezoni të fillojë si duhet duhet që paraprakisht të bëhet pregatitja fizike dhe shëndetësore e pëllumbave. Kjo nënkupton kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve. 
1 muaj para sezonit të shumimit pëllumbat mund t'i trajtojmë me mjete(medikamente) kundër infektimeve të mundëshme. 
Pas fillimit te sezonit në mars, pëllumbave u duhet dhënë IVOMEC 2,5 ml/l, një mjekim kundër skrrajave (krimbave) të cilat krijohen në barkun e pëllumbave. 
Trajtimi bëhet duke përdorur IVOMEC 2,5 ml/l 3 dite radhazi. 
Në pranverë bëhet pastrimi i koteceve dhe dezinfektimi me VIRKON-S. 
Në ujë përdoret hudhra dhe nga një herë ujë limoni. 
Gjithashtu për rregullimin e jashtëqitjes së paku një herë në muaj duhet përdorur fara speci (feferoni) të cilat hidhen në ushqim bashkë me kripë deti të trashë. 
Vitaminat dhe kriprat minerale janë të domosdoshme për pëllumba. Gjithashtu në ujin për larje përdoret PRAZIT EX, kundër parazitëve dhe për pastrimin e pudrës në puplat e pëllumbave e cila është mjaft yndyrore pas përfundimit të dimrit. 
Sëmundja Koksidioza - coccidiose , te kafshët krijohet nga parazitët të ashtuquajtur -koksidier.Zakonisht shfaqet në qelizat e qafës së kafshëve dhe krijon anomali të shumta. Koksidoza sulmon sidomos kafshët e reja , ku sëmundja ka përhapje më të lehtë. Kjo sëmundje shkakton diare, mendjemarrësi dhe ngordhjen e shumë kafshëve. Medicina për trajtimin e sëmundjes COCCIDIOSE (mendjemarresia) quhet BAYCOX dhe kombinimi bëhet 1ml. në nje liter uje. Edhe ky medikament duhet përdorur 3 ditë radhazi. 
Bakterjet salmonela , jan bakterie të cilat bëjnë pjesë në familjen enterobacteriaceae. Ato janë të lëvizshme dhe sipas rregullit gjenden në zorrët e kafshëve. Bakteriet salmonela gjenden edhe në jashtëqitje ku mund të jetojë gjatë, sidomos në gëlasa. Eshtë kjo arsyeja që menjëherë pas vërtetimit të paraqitjes së kësaj smundje është me rëndësi dezinfektimi me anë të klorit apo mjeteve tjera dezinfektuese. 
Kunder semundjes SALMONELA (hastallaku, kur pëllumbat nuk hane dhe kështu thahen nga uria duke humbur peshën), perdoret BAYTRIL, 2ml/liter.
Trajtimi duhet bërë 20 ditë radhazi. 
Sëmundja trichomonimiasis , është sëmundje e cila shkaktohet nga bakteriet e grumbulluara në grykën e fytit dhe puçrrat e verdha gjithnjë vijnë duke u shtuar dhe më në fund pengojnë frymarrjen e shpendëve. 
Kundër sëmundjes trichomonimiasis, përdoret ronidazole(kunder puçrrave te verdha të cilat krijohen në fytin e pëllumbave (verdhëz)) 1,5g për një litër ujë.
Një problem i madh tek pëllumbat është edhe parqitja e skrrajave ose krimbaeve. Kur preken nga skrrajat pëllumbat kanë dhimbje dhe rrinë të strukur, duke e mbledhur tërë trupin dhe zakonishtë rrinë anash pëllumbave tjerë. Simptomat kryesore të infektimit nga skrrajat janë humbja e peshës dhe vjellja. Skrrajat e dukshme në jashtëqitje janë vetëm skrrajat e gjata.
Kundër skrrajave përdoret ivomec 2,5 ml/l.

3) Disa nga ushqimet 

Per pellumbat perdoren shumllojshmeri ushqimesh por si tek njerzit ashtu edhe tek pellumbat ushqimet mund te ndikojne si mire po ashtu dhe keq, prandaj duhet bere kujdes me dhenien e ushqimit.

Pellumbat jane te afte te dalin ne kerkim te ushqimit por gjate dimrit ky fenomen i lodh ata dhe i ben pre e grabitqarve te ndryshem siq jane skifteret, shqiponjat, gjithashtu edhe per grabitqare tokesore si gjarpeinje, minjte, etj

bottom of page