top of page

Informacion mbi pellumbin "Korrier"

Pëllumbi korier e ka prejardhjen nga pëllumbi i egër columba livia. Korieri përngjan me pëllumbin e egër vetëm se është më muskuloz dhe peshon deri në 400 gram.

Me punën intensive të kultivuesve të këtij lloji, korieri ka një aftësi mahnitëse orientimi.

Në kohët e vjetra janë përdorur si korierë (postierë) dhe kanë sjellë lajme të shkruara në letër. Korieri mund të fluturojë në një vijë prej 1200 km me një shpejtësi mesatare prej 60 deri në 80 km në orë në varësi prej kushteve atmosferike.

Në kushte dhe mot të mirë arrin shpejtësinë deri në 120 km në orë.

SI ORIENTOHET PËLLUMBI POSTIER?

Kjo çështje është shumë e diskutueshme.

Kjo ndoshta është edhe pyetja e parë e cila i shtrohet një kultivuesi të pëllumbave postierë.

Egzistojnë disa teori lidhur m çështjen e mësipërme:

1. pëllumbat orientohen sipas erës

2. pëllumbat orientohen sipas rrotullimit të diellit dhe

3. pëllumbat orientohen sipas valëve të magnetizmit tokësor.

PËLLUMBAT ME BUSULL NË SQEP

Studiuesit e çështjes së orientimit të pëllumbave postierë tashmë e kanë kuptuar se si është në gjendje të orientohet ky lloj pëllumbi i cili mund ta gjejë shtëpinë e vet edhe me një largësi prej qindra kilometrash.

Ata janë të paisur me një lloj busulle (kompas magnetik) në hundën e tyre.

Në kohën e mëparëshme pëllumbat postierë janë përdorur për sjelljen e porosive të shkruara të cilat duhej të përcilleshin shpejt dhe fshehtas.

Pëllumbi postier ka një veti speciale të orientimit edhe pse mund të jetë lëshuar disa qindra kilometra larg shtëpisë.

Studiues të shumtë kanë menduar se pëllumbi postier orientohet në bazë të shqisave të nuhatjes apo të shenjave të cilat i takon në terrene natyrore, peisazheve natyrore dhe forcave magnetike, por mënyra si e vë në përdorim këtë forcë magnetike ka qenë e panjohur për studiuesit.

FUQIA MAGNETIKE

I gjithë globi i tokës është një magnet i madh i cili ka të vendosur vija magnetike që shkojnë nga poli i veriut në drejtim të polit të jugut.

Gjithëçka që është për drejtim magnetik orientohet sipa vijave magnetike. Një shembull është gjilpëra e busullës e cila drejtohet gjithmonë në atë pozicion që tregon veri - jug.

KOMPASI MAGNETIK NË BIRAT E HUNDËS

Studiuesit tashmë kanë vërtetuar në bazë të dëshmive se pëllumbi postier është i pajisur me një lloj kompasi magnetik në birat e hundës i cili i mundëson orientimin. Ky lloj kompasi është i pajisur me disa grimca të imëta metalike (magnet) të cilat luajnë rolin e gjilpërës magnetike të busullës dhe mundësojnë orietimin sipas vijave magnetike veri -jug.

VARËSIA NGA HUNDA

Studiuesit i kanë futur pëllumbat postierë në një tunel ku kanë mundur të krijojnë fusha magnetike artificiale. Qëllimi ka qenë testimi i tyre. Fushat magnetike kanë mundur të lëshohen dhe të ndalen sipas komandave. U zbulua se pëllumbat fluturonin vetëm në

pjesët e tunelit me fusha të aktivizuara. Kjo tregon se pëllumbat e kanë ndjerë dallimin kur ka dhe kur nuk ka vija magnetike. Gjithashtu studiuesit kanë vendosur grimca magneti në hundën e pëllumbave dhe kanë vërtetuar se busulla e pëllumbave

nuk ka funksionuar dhe se pëllumbat e kishin humbur aftësinë e orientimit. Pëllumbat gjithashtu nuk e kanë kaluar testin kur hunda e tyre ishte mpirë.

Këto testime kanë vërtetuar se pëllumbi postier ka të ndërtuar një busulle natyrore për orientim.

PËLLUMBAT "BISHTHAPËS OSE ERASHKAT"

Mbahen më shumë si pëllumba dekorativë në oborre dhe veranda në ambjente luksoze .

Kanë pamje krenare , trupmëdhenj , me ngjyra dhe pulla të ndryshme , nga amatorët preferohen më shumë bishthapsat e bardhë.

Krahët i mbajnë të ulur dhe bishtin të hapur lart në formën e erashkës. Pëlqehen më shumë ata individë që kanë në bisht 18 deri në 24 kallama ose pendë . Janë qafëdredhës , kokën dhe qafën e përkulin deri tek truma e bishtit . Këmbët duhen t'i kenë të shkurtra . Janë pëllumbat me të kujdesëshëm në rritjen e të vegjëlve . Në Shqipëri për herë të parë janë mbajtur nga i biri i majorit Gjon Dorani nga viti 1930, më pas edhe në qytetin bregdetar të Durrësit .

"HUNÇAT OSE HUNDËRRËT"

Këta pëllumba kanë ardhur në Shqipëri në vitin 1916 nga ushtria franceze, që i përdorte si pëllumba postierë dhe prej asaj kohe u përhapën në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Më të përhapur janë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Shkodër dhe së fundi në Sarandë . Në qytetin e Beratit e kanë pasur këtë lloj rrace që sipas shpejgimeve të amatorëve të vjetër i kanë kapur nëpër shpella në shoqëri me pëllumbat e egër columba livia dhe columbia oenas . Ka lloj-lloje konsruktesh, me trup të rregullt, të zakonshëm, me trup të madh, bishtgjatë, qafëgjatë dhe këmbëgjatë, me trup të shkurtër , qafë dhe bisht të shkurtër, por me gjoks të gjerë .

Sytë:

Me pala të mëdha rreth syve, aq të theksuar sa me vështërsi shikojnë ushqimin, ka me pala të mesme , por ka dhe me pala të vogla që më shumë i duket si një shirit rreth syve .

Këmbët :

Këmbë të trasha , me ngjyrë të kuqe, të pastra pa pupla dhe thonj të zinj .

Hunda :

Me hundë të madhe të plasaritur, me hundë me madhësi mesatare,por ka dhe me hundë të vogël që sipas amatorëve kanë dalë nga kryqëzimi i kësaj rrace me pëllumbin e egër columbia livia.

Ngjyrat :

Raca origjinale janë hunçat ngjyrë hiri me grada me krahë,por ka dhe murrashë , të kuq me grada ,te kuq fare që nga amatorët quhen hashashë për shkak të ngjyrës , të bardhë , të bardhë bishtzi , por edhe me pulla të ndryshme.

Qafa me refleks , ngjyrë ylberi.

Vetitë:

Janë të kujdeshëm për rritjen e zogjëve,pëlqejnë shoqëri vetëm me racën e tyre , këndojnë pak ,nuk përplasin krahët gjatë fluturimit , kanë pak vështërsi në ulje e në ngritje por kur marin shpejtësi janë të pakapshëm. Pesha është më e madhe se tek pëllumbat e tjerë dhe shpejtësia e fluturimit e bën këtë lloj më pak të rrezikuar nga shpendët grabitqarre .Duan ambijent të errët , në brendësi të çative në hatulla siç quhen , pëlqejnë të largohen nga shtepia drejt

periferisë në zona kodrinore ,fushë ku kullosin fara të ndryshme bimësh , në arrat e mbjella me kultura bujqësore si misri , gruri etj.

Janë pëllumba shumë inteligjentë , i qendrojnë besnik vendit ku kanë lindur , kudo që t'i çosh kthehen përsëri në kafazin e tyre .Në një shtëpi të panjohur të mbyllur në kafaz ose me krahë të prera i shikon përherë të tensionuar dhe duan një kohë të gjatë për t'u bashkuar dhe të pjellin vezë .

Janë pëllumba që amatorët në Shqipëri por edhe në mbarë botën i përdorin për gara në distancë të largëta.Vitet e fundit amatorët shqiptarë kanë blerë në panaire te ndryshme që zhvillohen në Evropë lloje të ndryshëm hunçash, nga hundëpatatet deri tek hundëvegjëlit , pëllumbat e shpejtësisë dhe kanë filluar të bëjnë kryqëzime midis tyre .

Mendojmë se duhet të fuksionojë një institut ku të rruhet jo vetëm raca e pastër e pëllumbave , por edhe speciet e tjera që janë autoktone të vendit tonë.

PËLLUMBAT "BALLI"

Këtë racë e gjejmë me dy lloj konstruktesh: me trup të vogël dhe me trup mesatar.

Llojet sipas ngjyrave:

1. Të bardhë, qafëkuq dhe buzë të kuqe

2. Të bardhë, pendëkuq dhe gushëkuq me refleks, me të dy ose njërin krah të bardhë

Preferohen ballitë që në mes të gjoksit të bardhë kanë një pullë të kuqe ose damkë, siç e quajnë amatorët.

3. Të bardhë fare që në gjuhen popullore quhen "rroç".

Të tre këto lloje janë me prerje të ndryshme, por me të njejtin gjak. Bishti i bardhë ose me rrathë ngjyrë kafe. Koka tek meshkujt e rrumbullakët, ndërsa tek femrat më e hollë.

Sytë:

Ka individë që i kanë të dy sytë të bardhë. Disa të tjerë i kanë sytë të ndryshëm; një të bardhë dhe një të zi. Por ka edhe individë që sytë i kanë dy ngjyrësh: pra syri ndahet në dy gjysmëhëna, njera e bardhë, tjetra e zezë. Këta të fundit nga amatorët quhen "sy çakërr".

Këmbët:

Këmbë të shkurtra, pa push, me ngjyrë të kuqe, thonjtë e bardhë.

Vetitë:

Janë shumë të ndjeshëm, nuk e durojnë lagështirën, me temperament, shumë azganë, këndojnë shumë, por me tingull jo shumë të fortë. Përplasin fort krahët kur hidhen nga një shkop i kafazit tek tjetri, në tokë kur i largohet femra, por jo në ajër gjatë fluturimit. Kanë fluturim të lehtë dhe janë mjaft rezistentë; rrinë në ajër 10,12 orë madje deri 24 orë, në lartësi të mëdha ,fluturojnë të ndarë nga njëri tjetri, shkëmbehen në ajër duke formuar figura gjeometrike .Nuk largohen nga territorri i tyre ,ulen duke bërë rrathë, nuk bëjnë salto gjatë uljes.Ballitë që bien me salto,nuk janë me gjak të pastër pra të përzier. Kur është kohë e nxehtë dhe pëllumbat ulen të djersitur, ena e ujit hiqet e vihet më pas kur ata qetësohen.

Këtë lloj rrace amatorët e mbajnë të mbyllur në kafaz (volera) ose me krahë të prera sepse ky lloj është mjaft i kërcënuar nga shpendët grabitqarë, në vençanti nga krahëthati.Por e mbajtur mbyllur ndikon negativisht në periudhën e inkubacjonit,vezët ka raste që nuk çelin ,dalin me lëvore të butë nga mungesa e kalçiumit ,ose zogu nuk ka forcë të çajë lëvoren por edhe kur çelin janë të pafuqishëm .Kjo lloj race është delikate dhe nuk shtohet shumë ,prandaj çmimi i tyre në treg është mjaft i lartë .

Amatorët përdorin një metodë që iu ka dhënë rrezultat:vezët e tyre jua shtrojnë pëllumbave të zakonshëm që janë shumë të fuqishëm dhe shumë të kujdesshëm .

Origjina dhe përhapja:

Pëllumbat balli kanë prejardhjen nga vendet arabe(Jemeni). U sollën prej andej nga tregtarët e duhanit, një fis nga qyteti i Elbasanit me mbiemrin Duhanxhiu rreth viteve 1840-1850. Më vonë nga amatorët më të përmendur për kultivimin e kësaj race ishte Cen Doraci nga Elbasani në vitet 1926 e më pas.

Zonat kryesore të përhapjes të kësaj lloj race janë : Elbasani dhe Tirana

PËLLUMBAT "DYKASLYCE"

Mbahen nga pëllumbat më të bukur , duan shumë kujdes , rekomandohen të mbahen në ambjente të pastra pa baltë në oborre , veranda , taraca etj.

Janë pëllumba të urtë , me pamje krenare , fluturojnë pak dhe nuk largohen nga shtëpia . Këndojnë shumë , përplasin krahët fuqishëm , janë shumë azganë por shtohen me vështërsi .

Pamja :

Janë trupmëdhenj, me ngjyra të ndryshme nga e bardha , e kuqja deri tek e zeza , por edhe me pulla .

Pullat tek kjo racë duhet të jenë të prera dhe të rregullta , parapëlqehen ato individë që pullën e kanë në formën e zemrës në gjoks ose në shpinë.

Koka:

Në kokë kanë dy çafka ose kaslyçe siç quhen .

Kaslycin e parë duhet ta kenë në formën e karafilit, t'i mbulojë sqepin , por edhe një pjesë të syve .

Ndërsa kaslyçin e dytë, të pasmin, duhen ta kenë në formë kurore të rregullt që zbret deri poshtë veshëve, me pika të mëdha të rrumbullakëta .

Këmbët :

Këmbët i kanë të mbuluara me pendë të gjata (konlësh). Individët më të klasifikuar janë me pulla të prera , ose njëngjyrëshe me të dy kaslycet e rregullta,ndryshe komleshët,

ku pendët e gjata tek këmbët arrijnë deri në 15cm.

Sqepi :

Në Tiranë raca e dykaslycve ka sqep të shkurtër , ndërsa në Shkodër janë me sqep të gjatë.

Përhapja :

Zonat më kryesore të përhapjes janë në Tiranë , Shkodër e më pas në qytetin e Fierit.

Shënim : Nga kryqëzimi i dyskalycave me pëllumba mistrecë kanë dalë raca të ndryshme :kaslyca , kaslyc kamlesha , kaslycë me hundë etj.

PËLLUMBAT E ZAKONSHËM OSE "MISTRECAT " 

Janë dy lloje: njëri me trup mesatar dhe tjetri me trup të madh, me ngjyra dhe pulla të ndryshme të bardhë, të kuq , të zi , me pulla të kuqe, pullëzi , me xhigla (xhigoloz ) etj.

Një lloj janë me kokë të rrumbullakët dhe me sqep të shkurtër, ndërsa lloi tjetër me kokë të zgjatur dhe me sqep të madh.

Kembët:

Ka individë me këmbë të kuqe, ka me këmbë ngjyrë hiri, por ka edhe me pak pupla të veshura deri tek thonjtë që nga amatorët quhen "mistrec me çizme" .

Sytë:

Kanë sy me ngjyra të ndryshme,por dominojnë syzitë e syverdhët në ngjyrën e

misrit .

Vetitë:

Janë të shkathët , këndojnë shumë, krahët i ulin poshtë, bishtin e kapin dhe e ulin deri në tokë , shpesh përdoret shprehja (po fshijnë tokën), fryjnë gushën e kanë zë të fuqishëm. Bashkohen shpejt,bëjnë shumë pas femrave, pjellin në çdo stinë të vitit, për të vegjlit janë mjaft të fuqishëm, i ushqejnë mirë ,shtohen shumë dhe dominojnë mbi racat e tjera. Kanë fluturim të zakonshëm të rregullt, por perplasin krahët fuqishëm sa dëgjohet nga larg. Përdoren nga amatorët për gara, por në distanca të afërta . I mbajnë edhe për t'i shtruar me vezët e pëllumbave delikatë.

Informacionet nga Tirana:

Nga informacionet e mara kohët e fundit nga amatorët e vjetër që janë ende gjallë, pëllumbat në Tiranë datojnë nga vitet 1925 (por besoj se duhet kërkuar për informacion më të hershëm). Në vitin 1935 në Autorrepart në Tiranë ka patur një numër të madh pëllumbash të racave të ndryshme.

Në vitin 1936, Haxhi Harbana ka pasur një numër të madh pëllumbash në Tiranë tek Mulliri i Vjetër në rrugën e Dibrës .

Në vitin 1958 në fermën e dikurshme në hyrje të Fushës së Aviacionit (Tiranë) stallat njëkatëshe të kuajve ishin të rethuar nga kafazët e pëllumbave ku mund të shikoje me qindra individë. E veçanta është se atje ishin vetëm "mistreca të bardhë". Pas viteve 1960 filluan të mbajnë në çdo lagje të Tiranës, por edhe në rrethe edhe qytet të tjera të Shqipërisë.

Panvarësisht nga kushtet, shqiptarët janë të aposionuar për botën e gjallë, numri i amatorëve sa vjen e rritet.

Pellumbi Ilir

Pellumbi eshte nje ndrer Race e vjeter te Balkanit ashtu qujtur Plumi (ilir)siqe e dijme edhe dina qe Prejardhja jon (Ilirian ) eshte nje ndere Populates me te vjeter Balkanike..Po edhe kjo race e pllumave eshte nje nga raca me te vjetra  Balkanike . Cila u koltivu me qindra vite edhe shekujt.  Po  sa i perkete Kosoves kjo race eshte eralle ..me shumti gjindete ne vise bregdetare sidomose ne Dalmaci dhe ne vise tjera bregdetare te kroacise edhe Male te zi..pamja eshte keshtu  shqepi i gate e i hole.me ngjyre te bardhe .trupi ngjur te kuq e kraht te zi. bishti izi zakonishte 12 penla.Kemt te kuq dhonjt te bardh,syt te rumbulakt vetla zakonisht te kuqe.Hijeshin ja jep po ashtu edhe kaqurrub ne kry  qashtu qujtur(shpice)?...do flaje edhe per ket race.Siqe edini se ne lumin e njohur (danub)ne Balkan eshte gjetur nje statue nje pllumi .pamja si ne foto te pllumit. tradita e vjeter (ilire).edhe do shqarime redh pllumit ilir.. mas shrimeve te do shkrimtarve jugoslav.po permenden dy loje te pllumave ilir.siq po sheni ne foto po edhe nje loj tjeter me kaqurum gati ter koken e plumit edhe ngjyra lara..po trup shum me i madhe..

Gjulijat

Kjo race kosovare ashtu qujtur gjulija..kta plluma eshte nje race ecila kultivohet edhe ruhet ne kosove po ashtu edhe ne vise te tjera te evropes p oashtu edhe botes..historia dhe standardi iktyne pllumave eshte qeshtu..prejardhje nga azija dhe turqija .siq dhuhet  kryqezimin e prostave ose ashtu qujtur kuta pej turcije edhe visev tjera .pllumbagjit e etehershem te prizrenit  kan arite ta bejn nje pamje te ksaje race veqant.. ku edhe dhuhet se kjo race eshte edhe e prizrenit.pamja dhe stili eshte keshtu...e vogel me trupme shqep shum te shkurter,edhe pllum i bute i hejshem...krevi eshte rumbulakt,syt jan rrumbulakr ngjyre te mshelt vetlate jan zakonisht te sarit,qafa eshte evogel konvenon trupit po ne anen perfuni shqepite ka penla ashtu qujtur si nje lule e qelt qe ja japine edhe pamje fantastike,kraht  jam me te shkurter se bishti 2 cm,ngjura eshte ebardhe ne ter trupin vetem ne te dy ant e krahve ngjura munden mu kon e kuq,zeze,sarite.po edhe ne ngjyra te tjera,po sidomos ja japine edhe vijat ne krahe nje pamje fantastike nje gjo qe duhet te permendim gjulija nuk duhet me pase penla te zi ose pika neper trup.po duhet mu kon komplet e bardhe prej krevi deri ne bisht .perveqe krahve ..!

Duneka

Dyneku i (prishtines)Kosoves . Paraqet rasene specifike te Pllumbave rrotullus ,te cilet rrotullohen rrethe boshtitte menduar .Gjat rrotullimit paraqesik figura te njenje rrethi te mbyllur (pijat) osete nje vide (burgi)pak ma te mbyll:)osete nje vide ,pak sa ma et mbyllur e cila bie ne drejtim te tes.Kjo rase pllumbave mendohet te jetkultivu qe nga shekulli i 19sipas gojdhanave te pllumba mbajtesve te vjeter nga Prishtina dhe Prizreni ku kjo ras asht ma e perhapur po edhe ne ter kosoven::Mendohet te jet ni kryqzim mes pllumbave rotullus nga orjenti dhe pllumbave vendor te ashtu qujtur (KUTA)Merita te mdha per kultivimin dhe perkryrjen e ksaj rase kan kultivusit vendor (Kosov)Per pamjen dhe rasen e cila edhe deri me sotshkelqen tek dyneku.

bottom of page